![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/conte.jpg)
Conte: Humbja e Interit na ndihmon, por sezoni është ende i gjatë për të festuar
Humbja 0-3 që Interi pësoi ndaj Fiorentinës ka lënë në tri pikë epërsinë që Napoli ka ndaj skuadrës zikaltër në renditjen e Serie A. Kjo ndeshje e prapambetur ishte një mundësi e mirë për skuadrën e trajnerit Simone Inzaghi për të kapur atë të trajnerit Antonio Conte. Ky i fundit u shpreh se nuk mendon shumë për rivalët dhe së është fokusuar te ndeshja e radhës, ajo ndaj Udinese në shtëpi.
“Nuk i di arsyet e humbjes së Interit, unë shoh atë që ndodh në shtëpinë time”, u shpreh Conte.
“Natyrisht që ajo humbje e Inter na ndihmon, pasi jemi ende të parët, por sezoni është ende i gjatë. Janë edhe 15 ndeshje kampionat ende për t’u luajtur, ndaj është një rrugë shumë e gjatë përpara. E rëndësishme është të ruajmë këtë ritëm, pasi do të vijë momenti që do të na duhet të luajmë edhe ndaj Inter e rivalëve të tjerë. Skuadra duhet të luajë çdo takim sikur të ishte i fundit. Kjo ka rëndësi”, ka shtuar Conte.