Conte: Interi ende nuk është në nivelin e Juventusit

09 mars 2020 | 11:48

Interi pësoi humbje nga Juventusi (2-0), kurse trajneri Antonio Conte mendon se skuadra e tij ende nuk është në nivelin e Juventusit.

“Pas golit të parë. Mendoj se ishte një sfidë shumë e ekuilibruar, pjesën e dytë e nisëm më mirë ne. Ishim në kontroll të situatës, më pas goli i Aaron Ramseyt ndryshoi ndeshjen në nivel psikologjik: më pas ata u rritën, ne e vuajtëm shumë rrjetën pa arritur të ringriheshim. Kjo është përmbledhja”, ka thënë Conte.

“Përtej rikuperimit kemi një diferencë prej 6 pikësh nga Juventusi: dy humbjet kundër tyre. Këta janë treguesit: jemi treguar të zotë që i kemi qëndruar në vijë, por është e pashmangshme të bëhen disa konsiderata. Duhet të tregohemi pozitivë dhe të nxjerrim aspektet e duhura. Edhe në rast humbjesh mund të bësh disa analiza që mund të të ndihmojnë të rritesh në disa pikëpamje, si eksperienca, personaliteti dhe cilësia. Kjo humbje duhet të na bëjë të kuptojmë se sa larg jemi, pa u dëshpëruar. Dy përballjet me ta i kemi humbur, rezultati flet qartë”, ka shtuar Conte.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur në takim…