
Conte: Ja pse e zgjodha Interin
31 maj 2019
| 14:13
Antonio Conte është zyrtarizuar si trajner i Interit. 49-vjeçari kishte disa javë që përflitej për të marrë drejtimin e Interit, teksa zyrtarizimi ka ardhur sot (e premte).
“Një kapitull i ri në jetën time po fillon, jam shumë i emocionuar. Përmes punës sime, unë do të përpiqem të paguaj të gjithë besimin e presidentit dhe drejtorëve. Kam zgjedhur Interin për shkak të klubit që është, për shkak të projektit serioz që ky klub ka. Do të luftojmë për ta rikthyer Interin atje ku i takon”, ka thënë Conte.