Conte: Juve është në një kategori tjetër
07 tetor 2019
| 15:15
Trajneri Antonio Conte pas derbit të Italisë, të fituar 1-2 nga Juventusi në “San Siro”, ka thënë se skuadra e tij duhet të punojë shumë për të arritur nivelin e bardhezinjve.
“Juventusi është i një kategorie tjetër në të gjitha pikëpamjet, ne po tentojmë të ngushtojmë këtë hendek. Ishte një sfidë e ekuilibruar, por edhe në këtë ndeshje përdorën të gjithë artilerinë e rëndë dhe aftësinë për t’i menaxhuar si duhet të tilla sfida. Ne duhet të rritemi. Gjithsesi, jam krenar për atë që bënë djemtë e mi. Komplimente edhe atyre, por duhet të përveshim mëngët dhe të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Conte.