Conte: Kemi edhe 13 finale
Interi arriti një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Parmës, duke thelluar në +6 diferencën me Milanin e vendit të dytë.
Pavarësisht kësaj diference, trajneri Antonio Conte, dëshiron ta mbajë skuadrën me këmbë në tokë, teksa në prononcimin pas ndeshjes për “Sky Sport”, deklaroi se zikaltërit i presin dhe 13 finale. Sipas tij, kampionati italian është shumë i fortë dhe Interi mund të humbasë pikë me çdo skuadër.
NDESHJA- Ishte një ndeshje e luajtur nga të dyja skuadrat. Ne shënuam 2 gola, por kishim mundësi të tjera për të thelluar rezultatin. Parma, është një ekip që gjithmonë na ka vënë në vështirësi dhe ka lojtarë të rëndësishëm. Ata kanë një trajner të shkëlqyer, teksa u përpoqën të na shënon golin e dytë. I uroj më të mirën Parmës në vazhdim, më lidh miqësia me Roberto Daversen. Unë mendoj se ai i ka të gjitha mundësitë për të shpëtuar ekipin, pozicioni i tyre në renditje më befason.
PËRQAFIMI ME HAKIMIN – Ishte një situatë që i dha fund lojës. Unë jam i lumtur për lojtarët. Qëndrueshmëria po rritet dhe nuk ishte e lehtë.
DIFERENCA +6 DHE TITULLI – Ne jemi në një pozitë shumë të mirë, jemi përpara të gjithëve. Ka pasur një përmirësim të rëndësishëm, por kanë mbetur trembëdhjetë ndeshje dhe kampionati italian është një betejë. Ne mund të lëmë pikë kundër të gjithëve, kemi trembëdhjetë finale për të luajtur. Do të duhet të bëjmë më të mirën dhe nëse do të ndodhë do të jetë një burim krenarie sepse brenda një kohe të shkurtër kemi bërë hapa të pabesueshëm përpara.
PRESIONI- Kur bëhet fjalë për presion, ne vlerësojmë shumë gjëra në lidhje me ekipin kundërshtar, duke u përpjekur të kuptojmë se ku mund të na dëmtojnë.
ERIKSEN- Mendoj se jam një trajner shumë demokrat, kështu që nuk jap asgjë falas dhe jam i durueshëm në një farë mase. Kam gjetur një grup djemsh që janë të etur dhe të gatshëm të luftojnë për njëri0tjetrin.
ALEKSI SANÇEZ- Ai është në një situatë psikofizike në të cilën nuk e kemi pasur kurrë. Aleksi e di shumë mirë që vetëm puna e ka sjellë përsëri në nivele të larta. Tani edhe Lukaku dhe Lautaro e dinë që Sançez është pas tyre, dhe kjo është e rëndësishme për ne. Duke pasur mundësinë e zgjedhjes më bën të ndihem më rehat, të gjithë janë të përfshirë.