Conte lavdëron dyshen Perisiq – Eriksen
22 shkurt 2021
| 21:32
Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur për Ivan Perisiqin dhe Christian Eriksen. Strategu ka lavdëruar dy futbollistët në fjalë.
“Rritja e Perisiqit dhe Eriksenit më bën krenar. Janë shprehur gjykime të nxituara. Për shembull, Barella arriti dhe zuri rrënjë menjëherë, të tjerëve u duhet më shumë kohë. Erikesnit i duhej më shumë kohë, pastaj u afrua me ne. Unë nuk kam asnjë përjashtim. Perisiqi vitin e kaluar nuk e kishte atë dëshirë për vetëmohim dhe dëshirën që kërkoja. Këtë vit ai e vuri veten plotësisht në dispozicion, kundër Milanit luajti një ndeshje të mirë nga të gjitha pikëpamjet. Ne arritëm të formonim një grup homogjen”, ka thënë Conte.