Conte mirëpret pakon e BE-së për rimëkëmbje ekonomike
27 maj 2020
| 16:01
Plani i rimëkëmbjes nga koronavirusi prej 750 miliardë eurosh, i propozuar nga Komisioni Evropian, është një sinjal i shkëlqyer, ka deklaruar kryeministri italian, Giuseppe Conte.
“Sinjal i shkëlqyer nga Brukseli, përkon saktësisht me drejtimin të cilit i referohej Italia. Ata na quajtën vizionarë sepse ne e besuam këtë që nga fillimi”, shkroi ai në “Twitter”.