Conte: Mund të rinovoj kontratën me Interin
14 korrik 2020
| 13:19
Trajneri Antonio Conte e ka pranuar se dëshira e tij është të mbetet trajner i Interit. Strategu italian ka bërë me dije se në krye të skuadrës zikaltër ka ardhur me një projekt tre-vjeçar.
“Erdha këtu për një projekt 3-vjeçar për të ngritur skuadrën aty ku i takon. Nëse klubi është i kënaqur me punën time dhe mendoj se është, atëherë nuk shoh asnjë arsye për të mos vazhduar”, ka thënë Conte.
“Mbase presidenti me rinovon kontratën. Unë jam i lumtur që punojë me këta futbollistë”, ka shtuar Conte.