
Conte nuk e merr drejtimin e Romës
08 maj 2019
| 12:46
Ish-trajneri i Përfaqësueses së Italisë, Antonio Conte, ka përjashtuar mundësinë për ta drejtuar skuadrën e Romës gjatë edicionit 2019/20, njoftojnë mediumet italiane të martën.
“Për momentin te Roma nuk janë kushtet për të punuar. Por, mendoj se në një të ardhme do ta drejtoj Romën”, është shprehur Conte, i cili ka punuar te Chelsea e Juventusi, ekipe më të cilat ka fituar tituj kampioni. Pas distancimit nga Roma, për Conten në garë mbeten Interi dhe Milani.