Conte nuk është i interesuar ta marrë drejtimin e Arsenalit apo Barcelonës
Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte, nuk ka interes ta marrë detyrën e Arsenalit, por as të Barcelonës, pasi është përfolur kohën e fundit.
Conte nuk po kërkon të bashkohet me Barcelonën ose Arsenalin si menaxher, pavarësisht prej lidhjeve me të dy vendet e punës, pasi menaxherët e tyre janë duke u kritikuar dhe mund të shkarkohen. 52-vjeçari aktualisht është pa punë pasi u largua nga gjiganti i Serisë A, Interi, pasi e udhëhoqi drejt titullit të parë në 11 vjet.
Eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Conte nuk dëshiron të marrë drejtimin e asnjërit klub në mes të sezonit, dhe në vend të kësaj është i prirë të marrë një mundësi nga sezoni i ardhshëm. Zhurma rreth një menaxheri të ri te Barca po arrin nivelin e etheve pas fillimit të tmerrshëm të trajnerit Ronald Koeman në sezon. Edhe tifozët e Arsenalit nuk e duam më Mikel Artetan, pasi nuk po arrin të marrë më të mirën nga ekipi.
Por, asnjëra nga klubet thuhet se nuk e ka ftuar zyrtarisht Conten, i cili fitoi titullin e Ligës Premiere me Chelsean në vitin 2017, apo sezonin e tij të parë në klub.