Conte ose Saplletti e zëvendësojnë Mançinin

14 gusht 2023 | 12:34

Kombëtarja e Italisë ka mbetur pa trajner pas largimit të Roberto Mançinit. “Italian Sky” raporton se Antonio Conte dhe Luciano Spalletti janë kandidatët kryesorë për të qenë pasues të Mançinit.

Conte u largua nga Tottenham në pranverë, ndërkohë Spalletti u nda me Napolin pas sezonit të fundit kampion. Conte ka qenë edhe në të kaluarën trajner i Italisë ku në 24 ndeshje gjatë kësaj periudhe, skuadra mori 14 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…