Conte pas humbjes nga Milani: Asgjë nuk ka përfunduar  

15 shkurt 2023 | 12:13

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte shprehet i bindur se asgjë nuk përfundoi në “San Siro”, ku skuadra e tij pësoi humbje nga Milani (1-0).

“Ishte një sfidë me shumë intensitet, e ekuilibruar dhe mes të barabartësh. Bëmë një gabim në golin e pësuar pas vetëm pesë minutash, në atë rast mund dhe duhet të bënim diçka më shumë. Gjithsesi, ky ishte vetëm raundi i parë, i bëj komplimente Milanit, tani nisen me një avantazh, por asgjë nuk ka përfunduar”, ka thënë Conte.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar më 15 shkurt…