Conte pezullohet me dy ndeshje

26 janar 2021 | 15:05

Antonio Conte nuk i ka shpëtuar dënimit pas përplasjes së ashpër verbale me gjyqtarin në fundin e ndeshjes kundër Udineses të luajtur të shtunën e kaluar.

Gjykata Sportive ka pezulluar trajnerin e Interit me dy ndeshje, ndërsa ai duhet të paguajë edhe një gjobë 20 mijë euro.

Në këtë mënyrë, Conte nuk do të jetë në bankinë për dy sfidat e ardhshme të kampionatit kundër Benevento dhe Fiorentinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“KRU Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e Fushë Kosovës se janë…