Conte, pushime në rivierën italiane (Foto)
23 korrik 2018
| 17:24
Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte. ka vendosur t’i largohet zhurmës së merkatos, për të pushuar.
I larguar nga “Blutë e Londrës” për t’u zëvendësuar nga bashkëkombësi i tij, Maruicio Sarri, tashmë 48-vjeçari, është kthyer në Itali së bashku me familjen, duke shijuar rrezet në rivierën italiane.
Për momentin Conte nuk ka asnjë kontratë për sezonin e ardhshëm 2018/2019 për këtë arsye ka vendosur që t’i përkushtohet për pak volejbollit së bashku me vajzën e tij, Vitoria dhe bashkëshorten Elisabeta.