Conte refuzon Barcelonën për Milanin

05 shkurt 2024 | 11:06

Trajneri Antonio Conte është përforlur se mund të jetë pasues i Xavi Hernandezit në skuadrën e Barcelonës, por mediet iberike kanë raportuar se trajneri italian e ka refuzuar klubin katalanas.

Sipas raportimeve, Conte e ka refuzuar Barcelonën për faktin se ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Milanit për të marrë drejtimin e klubit kuqezi në fund të këtij edicioni.

Barcelona po kërkon trajner të ri, pasi Xavi ka konfirmuar largimin në përfundim të sezonit aktual.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Eneo Bitrit, polakët e Cracovias janë pranë firmës me…