Conte refuzon Romën
25 shtator 2018
| 17:17
Antonio Conte nuk është i interesuar për postin e trajnerit të Romës.
“Corriere dello Sport” raporton se ish-trajneri i Chelseat nuk planifikon të kthehet nga pushimi për të marrë drejtimin e Romës në rast të shkarkimit të Eusebio di Francescos. Italiani është i lirë pas shkarkimit nga Chelsea dhe së fundmi spekulohej me angazhim të ri te “Giallorossët”.