Conte rikthehet në Serie A

08 janar 2024 | 19:43

Shumë shpejt,  Antonio Conte pritet të rikthehet në zejen e trajnerit. Pas një kohe të gjatë, Conte do të kthehet në kampionatin italian, Serie A.

Ai është i gatshëm të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit. Conte do të vije si zëvendësues i Walter Mazzarrit, i cili do të shkarkohet pas rezultateve të dobëta me napolitanët në dhjetë ndeshjet e fundit. Nën drejtimin e Mazzarrit, Napoli ka tri fitore, gjashtë humbje dhe një barazim.

Conte si trajner ka pasur suksese në Itali, ku është shpallur kampion me Juventusin e Interit. Po ashtu, ka fituar titull edhe në Angli me Chelsean, derisa nuk i eci me Tottenhamin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) thotë se ka shpresë që këtë vit…