Conte: Situata në Premier Ligë është bërë qesharake
Antonio Conte ka folur i irrituar pasi derbi i Tottenham Hotspur-it në veri të Londrës kundër Arsenalit u shty të dielën e kaluar, pavarësisht se ‘Topçinjtë’ kishin vetëm disa mungesa për shkak të COVID-19.
Trajneri italian theksoi se shtyrja e derbit ishte për faktin se Arsenali u godit nga dëmtime të shumta dhe me disa lojtarë që mungojnë pasi janë larguar në detyrën e Kupës së Kombeve të Afrikës.
“Është një rrëmujë tani, kjo është e vërteta”, tha Conte.
“Ka vetëm një ose ndoshta dy skuadra që kanë luajtur të gjitha ndeshjet e tyre në ligë. Është një rrëmujë e madhe, sigurisht.
Ne e kemi parë se Premier League u tregua shumë strikte kur shpërthimi ndodhi në terrenin tonë stërvitor dhe ata nuk donin të shtynin ndeshjen kundër Leicesterit, sepse para ndeshjes së Burnleyt u shty nga bora.
Më pas ndodhi e gjithë kjo, duhet të qeshësh, sepse kanë ndryshuar totalisht vizionin. Ju duhet të merrni vendimin për të shtyrë vetëm për një arsye, nëse ka raste të COVID. Jo për lëndime, jo për detyrë ndërkombëtare.
“Shtyrja e Arsenalit ishte shumë e çuditshme sepse, në këtë mënyrë, gjithçka mund të ndodhë.
Nëse Premier League vendos të shtyjë ndeshjet për dëmtime, do të thotë se ndoshta duhet të përpiqen të bëjnë një orar më të mirë dhe të reduktojnë shumë ndeshje për të luajtur.
Kjo është hera e parë në jetën time që ka një ligë që e ka shtyrë ndeshjen për dëmtime. Është shumë e çuditshme dhe befasuese”.