Conte, trajneri më i paguar në histori të Serisë A
Antonio Conte raportohet se është trajneri më i paguar në histori të Serisë A me pagë vjetore prej 11 milionë eurosh tek Interi, dyfishin e Maurizio Sarri që është i dyti.
“La Gazzetta dello Sport” ka publikuar një listë të pagave të trajnerëve dhe u vu re se Conte nuk udhëheq vetëm sezonin e ri, por në të gjithë historinë.
Ai besohet se fiton pagë rreth 11 milionë euro neto tek Interi, dyfishin e asaj që merr Sarri te kampioni, Juventus.
Carlo Ancelotti i Napolit është i treti me pesë milionë, teksa Sinisha Mihajloviq te Bologna e Paulo Fonseca te Roma marrin nga tre milionë euro në vit.
Gian Piero Gasperini, që çoi Atalantan në Ligën e Kampionëve, është shpërblyer me kontratë të re 2.5 milionë euro. Simone Inzaghi merr 2 milionë euro te Lazio, aq sa merr Marco Giampaolo te Milani.
Walter Mazzari merr 1.8 milionë euro te Torino, sa Eusebio Di Francesco te Sampdoria.
Vincenzo Montella fiton 1.5 milionë euro te Fiorentina, derisa Roberto De Zerbi te Sassuolo dhe Rolando Maran te Cagliari marrin nga një milion euro.
Fabio Liverani merr 900 mijë euro te Lecce, ndërsa Robert D’Aversa ka pagë 750 mijë euro në vit te Parma. Eugenio Corini te Berscia dhe Ivan Juriq fitojnë te Verona fitojnë nga 600 mijë euro.
Në fund është Igor Tudor me 500 mijë euro pagë te Udinese.