Conti: Alissoni, më i miri në botë
Portieri i Romës, Alissoni, është më i miri në botë, sipas Paolo Conti. Alissoni ka luajtur në Serinë A këtë sezon, duke çuar në spekulime mbi një lëvizje drejt Liverpoolit në Premierë Ligë, ndërsa edhe Real Madridi është shfaqur si një destinacion i mundshëm.
25-vjeçari, ndërkombëtar i Brazilit, ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat për Romën, në këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën italiane të mbërrijë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Barcelonën. “Ai është sigurisht portieri më i mirë në botë tani. Është pothuajse e pamundur të vendosësh një vlerë tregu për të, duke parë shifrat e çmendura që fluturojnë për momentin. Ai ka inteligjencë të madhe dhe parashikon lëvizjet e ekipit kundërshtar. Nuk ka nevojë të bëjë hedhje spektakolare, sepse pozicionimi i tij është kaq i mirë”, ka thënë ish-portieri i Romës dhe Italisë, Paolo Conti.