Contour Global hap tenderin për ndërtimin e termocentralit në Kosovë
21 qershor 2018
| 21:46
Kompania Contour Global ka njoftuar se ka hapur tenderin për ndërtimin e termocentralit 500 megavatesh në Kosovë, i cili pritet të kushtojë rreth një miliard euro, shkruan Reuters
Ky do të jetë investimi më i madh energjetik në Kosovë qysh nga çlirimi i vendit,
“Procesi i tenderit është ndërkombëtar dhe do të jetë i ndarë në dy faza. Do të fillojë nga një proces fillestar përzgjedhës dhe më pas do pasohet nga kërkesat për propozimet”, thuhet në përgjigjen e kompanisë për “Retuers”.
Banka Botërore ka njoftuar javën e kaluar se ende nuk e ka një përgjigje përfundimtare nëse do ta përkrahë këtë projekt, apo jo.
Por, nëse Banka nuk do ta përkrahë projektin atëherë është vështirë të parashikohet se si do të realizohet projekti.