ÇORAPËT E NËNËS

01 janar 2020 | 12:18

ADEM GASHI

Me të rënë bora e parë
si çarçaf i lehtë Maleve të Berishës,
Ti lidhje në furkë shtëllungën e bardhë
e bëje tjerr
të m’i thurje çorapët për ngricën.

Përse lodhesh Nënë,
kam pesëmbëdhjetë palë –
Të thosha prej dhimbjes.

Janë ndryshe, janë ndryshe –
I jepje zë pëshpërimës.

Tashti kam pesëdhjetë palë
po këmbët më ngrijnë
për çerek shekulli, 25 vite
duke tjerrë shtëllunga malli e kujtime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin 2019, Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të…