Cormier: Paratë nuk mjaftojnë për të rikthyer në kafaz Khabibin

27 dhjetor 2020 | 14:05

Presidenti i UFC-së, Dana White dhe rusi Khabib Nurmagomedov, kanë deklaruar se së shpejti do të takohen për të diskutuar për të ardhmen e kampionit të peshës së lehtë.

Pavarësisht se Khabib deklaroi largimin e tij nga sporti, ai ende e mban titullin e këtij Divizioni. Sipas ish-kampionit të botës, Daniel Cormier, mikut të ngushtë të Nurmagomedov dhe një prej personave që e njeh më mirë rusin, presidentit të UFC-së i duhet një arsye e mirë që të bindë Khabib të rikthehet në kafaz. Sipas Cormierit, shuma prej 100 milionë dollarësh që ka deklaruar Khabibi nuk do të mjaftojë.

“Kam pyetur një herë Khabibi se sa para duhen të jesh i pasur në Dagestan. Ai më ka thënë se mjaftojnë pesë milionë për të qenë i pasur tërë jetën. Këtë shumë ai e ka arritur prej kohësh, ndaj Dana White i duhet një argument i fortë për të bindur Khabib të rikthehet në kafaz”, ka deklaruar Cormier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka…