Coronavirusi dhe “Eurovisioni”, organizatorët po rishikojnë alternativa se si të mbahet edicioni i sivjetmë i festivalit
Organizatorët holandezë të këtij viti të Festivalit të këngës “Eurovision” që do të mbahet në maj janë aktualisht duke eksploruar alternativa të mundshme se si do të organizohet shfaqja, e planifikuar të mbahet në Arenën “Ahoy” në Roterdam, në rast se duhet marrë masa konkrete për shkak të coronavirusit.
“Coronavirusi është shfaqur së fundmi në Holandë. Si një akomodim i ngjarjeve ndërkombëtare, ne natyrisht jemi duke ndjekur nga afër zhvillimin e coronavirusit,”, kanë thënë “Ahoy” në faqen e tyre të internetit, shkruan The Burssels Times.
“Ne jemi në kontakt me autoritetet përgjegjëse dhe ndjekim udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Mjedisit (RIVM) dhe Shoqatës për Shëndet Publik dhe Siguri (GGD)”, vazhduan ata në deklaratën e tyre.
“Fokusi ynë është akoma në prodhimin e një Festivali të paharrueshëm të Eurovisionit”, vazhdoi ai.
Ngjarja është planifikuar të mbahet në tri netë: gjysmëfinalet në 12 dhe 14 maj, dhe nata finale më 16 maj.
Rreth 65,000 njerëz pritet të marrin pjesë në këto tre netë, dy të tretat e anëtarëve të publikut dhe anëtarët e tjerë të delegacioneve, zyrtarëve dhe sponsorëve kombëtarë. 200 milion njerëz të tjerë e shikojnë finalen në TV.
Qyteti i Roterdamit mbajti përsëri 8,500 bileta për banorët me të ardhura të ulëta të qytetit.
Për momentin, të gjithë të përfshirë janë të vendosur se ngjarja duhet të organizohet siç ishte planifikuar.
“Për ne, shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë, ekspozuesve, organizatorëve, furnitorëve dhe punonjësve janë parësore”, thanë ‘Ahoy Arena’. “Në këtë pikë autoritetet nuk shohin asnjë arsye për rindërtimin e ngjarjes dhe ndryshimin e skenarit”, përfunduan ata në deklaratën e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=SixGC98hboA
Shqipëria përndryshe këtë vit përfaqësohet në “Eurovision” nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, ndërsa është vendosur që versioni zyrtar i këngës në anglisht të titullohet “Fall from the Sky”.