Coronavirusi, KQZ-ja nesër vendos nëse do të shtyhen zgjedhjet në Podujevë

11 mars 2020 | 21:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse zgjedhjet për kryetar të Podujevës do të shtyhen për shkak të masave që janë marrë nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e coronavirusit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për njërin nga portalet tona, se nesër do të merret vendimi.

“Aktualisht nuk mund ta japim një përgjigje për këtë. Ne do të jemi gjatë ditës së nesërme në kontakt me institucionet e vendit, Presidentin dhe Qeverinë. Do t’iu mbajmë të informuar”, deklaroi shkurtimisht ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria i…