Coronavirusi sfidohet nga Bundesliga

13 mars 2020 | 15:57

Në këtë situata alarmante si pasojë e përhapjes me shpejtësi të Coronavirus, futbolli dhe sportet e tjera në përgjithësi janë ndalur.

Por ndryshe nga Ligat tjera të mëdha të Evropës vetëm Bundesliga ka vendosur të zbresë në fushë sipas programit. Autoritetet në vend kanë lejuar zhvillimin e ndeshjeve në kategorinë e parë dhe të dytë të futbollit në vend, megjithëse stadiumet do të qëndrojnë të mbyllur për tifozët.

Ky është vetëm hapi i parë, pasi nuk përjashtohet që edhe Bundesliga të pezullojë sezonin ditët e ardhshme. Ndërkohë, edhe në kontinentet e tjera, futbolli është ndalur. Kështu Konfederata e Amerikës së Jugut ka pezulluar ndeshjet e Kupës Libertadores si dhe atë për kombëtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është njëri ndër shumë të…