
Costa, afër rikthimit në Premier Ligë
10 korrik 2019
| 12:17
Diego Costa ka kontratë edhe për dy vjet të tjera me Atletico Madridin, por blerja e Alvaro Moratas mund të bëjë që sulmuesi Costa të largohet në ketë afat kalimtar.
Mediet në Spanjë raportojnë se Costa do të rikthehet në Premier Ligë, pasi skuadra e Wolverhampton Wanderers është shumë e interesuar për transferimin e tij.
Costa ka luajtur edhe për Penafiel, Bragan, Rayo Vallecano, Valladolid, Albacete dhe Celta Vigon.
/Epoka e re/