Costa: CR7 nuk është futbollisti më i mirë te Juventusi

22 prill 2020 | 18:51

Cristiano Ronaldo ka qenë vendimtar këtë sezon, duke e ndihmuar skuadrën bardhezi të qëndrojë në krye të Seria A, me vetëm me një pikë më shumë se Lazio.

Ylli portugez është golashënuesi më i mirë i klubit me 21 gola në kampionatin italian, duke shënuar tri herë më shumë se Dybala.

Gjithsesi Douglas Costa mendon se Cristiano është futbollisti i dytë më i mirë te ekipi bardhezi, pas argjentinasit, me të cilin ka një miqësi të ngushtë.

“Shoku më i fortë në ekip është Paulino, Dybala. Më pas vjen Ronaldo”, ka thënë brazilian në një pyetje që i është përgjigjur në Instagram. Sigurisht një pjesë e mirë e fansave nuk e pritën mirë këtë përgjigje të Douglas Costës duke mos i kursyer as ofendimet ndaj tij në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri gjerman i shëndetësisë i hapur për rifillim të futbollit,…