Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

16 dhjetor 2024 | 13:13

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian (BE).

Ai përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në platformën “X”, ka theksuar se ky është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund ta bëjnë.

“Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë, ne duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin tonë BE- Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor në Bruksel”, shkruan Costa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se…