Costa hetohet për baste dhe pastrim parash
Ish-futbollisti i Chelseat dhe Atletico Madridit, Diego Costa po hetohet për pastrim parash, shfrytëzim të basteve dhe pjesëmarrje në shoqatë kriminale.
Sulmuesi spanjoll është rikthyer në Brazil dhe tash është pjesë e skuadrës së Atletico Mineiro.
Emri i Costës është zbuluar nga mediumi prestigjioz brazilian Globesporte. Nga ana e tyre drejtuesit e Atletico Mineiro, kanë deklaruar në një komunikatë se nuk janë në dijeni të fakteve që kanë të bëjnë me lojtarin e tyre, dhe që mund të kenë ndodhur para se ai të arrinte në klub, por sërish pa përmendur emrin e futbollistit. Pas përfundimit të kontratës me Atleticon e Madridit në qershor, Diego Costa firmosi në gushtin e kaluar me Atletico Mineiron, kryesuesen e kampionatit Brazilian, duke shënuar që në ndeshjen e parë.