Costa nënshkruan me Atletico Minieron

15 gusht 2021 | 11:17

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, ka nënshkruar për Atletico Mineiron, njoftoi vet klubi brazilian.

Costa kishte qenë pa klub që nga dhjetori pas largimit të tij nga Atletico Madrid, pasi kampionët e La Ligas ranë dakord me kërkesën e lojtarit për të anuluar kontratën e tij.

Në sezonin 2013-14, 32 vjeçari ndihmoi Atleticon në titullin spanjoll me 27 gola dhe ata gjithashtu arritën në finalen e Ligës së Kampionëve, por humbën ndaj Real Madridit.

Costa iu bashkua Chelseat në 2014, duke e dërguar klubin londinez në titujt e Premier Ligës 2014-15 dhe 2016-17, me 20 gola në secilën sezonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëpunimi ndërmjet Listës Guxo dhe Vetëvendosjes në Istog ka përfunduar…