Costa rikthehet në Premier Ligë

09 shtator 2022 | 11:52

Ish-futbollisti brazilian dhe spanjoll Diego Costa ka nënshkruar kontratë me Wolverhampton deri në qershor të vitit 2023, njoftoi klubi anglez.

Costa ka nënshkruar kontratën pasi ka marrë leje pune dhe ka kaluar një kontroll mjekësor. Në Wolverhampton ai do të zëvendësojë përfaqësuesin austriak Sasa Kalajdziç, i cili do të mungojë për disa muaj për shkak të lëndimit.

Costa ka qenë jashtë fushës që nga janari, pasi kontrata e tij me Atletico Mineira skadoi.

Ai më parë ka luajtur për Atletico Madrid, Chelsea, Rayo Vallecano, Valladolid, Albacete, Celta, Braga dhe Penafiel. Për kombëtaren e Brazilit ka luajtur dy ndeshje, ndërsa për kombëtaren spanjolle ka luajtur në 24 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë do të ketë…