Countryman: Rivendosja e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e këtij shekulli
02 prill 2019
| 08:53
Ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit 21, ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ish-zëvëndës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Thomas Countryman.
Sipas tij, arritja e një marrëveshje midis dyja vendeve duhet të merret nga liderët dhe qeveritë përkatëse dhe se ky nuk është një vendim ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë veto.
Në këtë intervistë, ish-përgjegjësi për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, tash drejtor i bordit të Asosacionit për Kontrollin e Armëve, Thomas Countryman, flet edhe për rrezikun që paraqesin disa liderë të Ballkanit për qytetarët e vendeve të tyre si dhe mundësinë e një konflikti të ri në rajon.