Courtois i gëzohet eliminimit të Holandës: Sa mirë që u kthye në shtëpi
28 qershor 2021
| 16:04
Thibaut Courtois ia doli të mbajë të pa prekur portën në ndeshjen Belgjikë-Portugali, edhe pse kundërshtarët e goditën plot 23 herë. “Gardiani” i Belgjikës ndihet i lumtur për suksesin 1-0 ndaj skuadrës luzitane, rezultat që kualifikoi “Djajtë e Kuq” në çerekfinalet e “Euro 2020”.
“Kur je në avantazh 1-0 ndaj një skuadre si Portugalia, e ke të qartë se çfarë duhet të bësh. U treguam të aftë në mbrojtje, treguam se kritikat ndaj mbrojtjes sonë ishin të pajustifikuara. Kam dëgjuar që disa holandezë na kritikuan. Sa mirë që u kthyen në shtëpi… E kemi kualitetin për t’i kaluar të gjithë pengesat në rrugën drejt objektivit final, fitimit të ‘Euro 2020’”, ka thënë portieri 29-vjeçari i Belgjikës dhe Real Madridit.