Courtois: Navasi dhe unë jemi shokë
03 shtator 2018
| 12:47
Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ndeshjet kundër Leganes ishte i ulur në bankën rezervë pasi që në formacionin e parë, në vend të tij, ishte portieri i ri, Thibaut Courtois, i cili debutoi për skuadrën e vet të re.
Pas ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat 4-1, Courtois sqaroi se ai ka marrëdhënie shumë të mirë me portierin tjetër të “Los Blancos”, Navas.
“Keylor Navas dhe unë jemi shokë. Nganjëherë e shoh se mediet dëshirojnë të krijojnë lajme kontroverse, por që të dy jemi duke garuar për vendin e parë dhe stërvitemi së bashku deri në maksimum. Gara bën që ti të japësh më shumë nga vetja. Në çdo klub të madh të botës ka garë për secilën pozitë”, ka thënë Courtois.