Courtois para finales në Superkupë: Do jetë ndeshje e vështirë

08 gusht 2024 | 16:24

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois ka dhënë mendimin e tij për faqen e UEFA-s, në prag të finales së vlefshme për Superkupën e Evropës ndaj Atalantës me 14 gusht.

“Ata kanë një skuadër të mirë, por ne do të jemi gati për këtë finale. Italianët bëjnë presing në çdo cep të fushës. Jemi përballur me Atalantën disa vite më parë në Champions, ishte një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar. Jemi të qartë se nuk do e kemi të lehtë, por ne do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen. Pasi jemi Reali i Madridit”, ka thënë Courtois.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e policisë në Prizren…