Courtois: Tifozët e Realit do të festojnë në finale ndaj Barçës

24 prill 2025 | 13:22

Real Madridi pasi e mposhti Getafën po mendon për finalen e Copa del Rey ndaj Barcelonës. Portieri Thibaut Courtois në konferencë për shtyp për “El Clasicon” e së shtunës, në të cilën tregoi se çka ju nevojitet “Los Blancos” për të triumfuar.

“Është e rëndësishme ta mbajmë portën e paprekur. Është gjithmonë pozitive të kemi soliditet në mbrojtje dhe këtë do ta mbajmë nëse të gjithë do të koncentrohen tek mbrojtja. Është ajo që e kemi bërë në ndeshjet e fundit dhe këtë duhet ta bëjmë edhe të shtunën në finalen e Kupës”, ka thënë Courtois.

“Finalja e Copa del Rey? Duhet të jemi të koncentruar, jemi vërtet të emocionuar për finalen e Copa del Rey. Humbëm në Ligën e Kampionëve dhe jemi të dytit në La Liga, por duam t’ju japim tifozëve të Real Madridit diçka për të brohoritur dhe festuar kundër Barcelonës në finalen e Kupës”, ka shtuar Courtois.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…