Courtoisi preferon Ligën e Kampionëve para ‘Topit të Artë’

24 nëntor 2021 | 14:51

Reali i Madridit shikon para me besim edhe falë rikthimit në nivelet më të larta të Thibaout Courtois. Portieri belg, gjithsesi, nuk është përfshirë mes lojtarëve në garë për “Topin e Artë” dhe nuk rezulton as më i miri në rolin e tij. Megjithatë, Thibaout Courtois duket se nuk e vret shumë mendjen për diçka të tillë.

“Çmimet kolektive janë më të rëndësishme për mua në krahasim me ato individuale. Preferoj të fitoj Ligën e Kampionëve dhe kampionatin. Për mua më e rëndësishme është të fitojë Reali. Nuk e di se kush vendos në lidhje me kandidaturat, por mund të them se ka portierë shumë të mirë që mund të jenë aty”.

Më pas, Courtious tregon si po e përjeton këtë periudhë bashkatdhetari dhe shoku i tij i skuadrës, Eden Hazard.

“Nuk është stërvitur në javën e fundit. E njoh prej vitesh, ëndrra e tij është që të bëjë mirë ndaj dhe është pak i trishtuar që akoma nuk ia ka dalë. Nuk është e lehtë të rikthehesh në nivele të larta kur nuk luan prej shumë kohësh, dhe ndihem keq kur e shoh me kokën ulur. Jam i sigurt se do të bëjë shumë për këtë skuadër. Njerëzit i kanë harruar cilësitë e tij, por ai nuk është një lojtar dosido”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Gresa Marmullaku     Mati 1 nga vend i qetë në…