Courtoisi zbulon idhullin e tij

18 prill 2020 | 16:33

I intervistuar nga “Futbol Emotion” në Instagram, Thibaut Courtois ka folur mbi idhujt e tij, por edhe portierët më të mirë në botë aktualisht.

Sipas belgut të Real Madrid, më të mirët janë Oblak dhe Ter Stegen, ndërsa si idhull të tijin veçon Casillas, prej të cilit është bërë edhe portier.

“Kur Casillas nisi të luante për Realin, shihja ndeshjet e tij dhe u bëra portier prej tij. E dashuroja atë dhe Realin e Madridit. Më pas, kur isha rreth moshës 14 vjeç, isha i gjatë dhe i hollë dhe ngjaja shumë me Van der Sar. Portierët më të mirë në Botë? Ter Stegen mbron në mënyrë fantastike portën, po ashtu edhe Oblak”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ujësjellësi i Prishtinës me ekipe shtesë për pastrimin e pusetave.…