
Cousins përforcon kampionen e NBA-s
04 korrik 2018
| 12:12
DeMarcus Cousins ka arritur një marrëveshje me kampionët në fuqi të NBA-së, Golden State Warriors, për një sezon dhe do të përfitojë 5.3 milionë dollarë.
“Kjo është lëvizja ime e shahut”, ka thënë Cousins, i cili, për të luajtur me Warriorsin, ka pranuar një ulje të konsiderueshme page, pasi sezonin e kaluar fitonte 18 milionë dollarë me New Orleans Pelicans. Me Cousins në skuadër, Golden State numërojnë në grupin e lojtarëve plot 6 “All Star”: Stephen Curry, Klay Thompson, Kevin Durant, Draymond Green, DeMarcus Cousins dhe Andre Iguodala.