Coutinho: Në Bayern ndihem si në familjen time
Philippe Coutinho kompletoi kalimin nga Barcelona te Bayern Munchen, në fund të merkatos verore.
Aventura e tij në Bundesligë ka nisur shumë mirë, teksa ka arritur të ambientohet menjëherë me skuadrën e re. Ditën e djeshme braziliani shënoi golin e parë me Bayernin, në fitoren e këtyre të fundit me shifrat 4-0 kundër Kolnit.
“Jam shumë i lumtur që shënova golin tim të parë”. Kështu e nis deklaratën e tij për mediat mesfushori, i cili vlerëson grupin e lojtarëve dhe skuadrën gjermane. Ai flet gjithashtu edhe për Robert Lewandowskin, duke e konsideruar një lojtar të madh. “Robert është i jashtëzakonshëm. Ai mund të kishte shënuar 3 gola në këtë ndeshje, por ma la mua penalltinë. Dua ta falënderoj. Lojtarët këtu janë të shkëlqyer dhe secili mund ta kuptojë këtë. Ndihem shumë i përfshirë në skuadër dhe do të provoj të bëj më të mirën time. Jam si në familje dhe kam një mundësi të artë për të treguar sa vlej me këtë skuadër”, ka thënë Coutinho.