Coutinho në shitje

25 dhjetor 2022 | 11:54

Aston Villa është e gatshme të shesë Philippe Coutinhon në janar – vetëm një vit pas mbërritjes së tij, raporton “Football Insider”.

Plejmejkeri, 30-vjeç, nuk ka treguar paraqitje të mira këtë sezon pavarësisht se huazimi i tij fillestar u konvertua në një marrëveshje të përhershme në verë.

Coutinho përballet me mundësinë e një minutazhe edhe më të vogël nën drejtimin e Unai Emeryt, sesa nën drejtimin e ish-trajnerit Steven Gerrard, i cili ishte shumë i emocionuar për ta marrë atë nga Barcelona vitin e kaluar.

Coutinho ka startuar vetëm gjashtë nga ndeshjet e Aston Villa në Premier Ligë këtë sezon dhe ka plotësuar 90 minuta vetëm në një rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Pozheran…