Coutinho preferon kalimin te Chelsea para Unitedit
03 prill 2019
| 13:14
Barcelona dhe Philippe Coutinho kanë rënë dakord të ndahen në fund të sezonit.
Mesfushori ka dështuar të përshtatet me sistemin e trajnerit të katalunasve, Ernesto Valverden, dhe ka pranuar se duhet bërë përpara në karrierë.
E përditshmja sportive spanjolle “Sport” shkruan se brazilianit i është thënë tashmë se duhet të gjejë një klub të ri, por ka dy kërkesa. Mesfushori dëshiron të sigurohet se do të luajë në pozitën e tij të preferuar dhe gjithashtu klubi në fjalë do të ketë nevojë për fuqinë e shpenzimeve për ta përmbushur vlerësimin e Barcelonës.
Mediet raportojnë se blaugranat duan 130 milionë euro dhe tashmë janë në luftë PSG-ja, Manchester United dhe Chelsea. Ish-ylli i Liverpoolit do të preferonte të kalonte te Chelsea para Unitedit.