Coutinho rikthehet në Premier League

07 janar 2022 | 10:40

Barcelona ka hequr një barrë të madhe. Ditën e sotme është arritur marrëveshja për huazimin e Philippe Coutinho.

Braziliani ishte në listën e largimeve që në verë, por vetëm tani është gjetur zgjidhja.

Ditën e sotme u gjet akordi që Coutinho të kalonte te Aston Villa në Premier League.

Mesfushori në të shkuarën ka luajtur te Liverpool, ku shkëlqeu dhe Barcelona pagoi 150 milion euro për ta blerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy gazetarë haitianë raportohet se janë djegur për së gjalli…