Covid-19, 3 viktima dhe 655 raste të reja në Shqipëri

09 janar 2021 | 20:24

Ministria e Shëndetësisë ka rritur testimet për të dyshuar si të prekur me Covid-19. Kështu në 24 orët e fundit janë kryer 4499 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë dhe kanë humbur jetën tre pacientë në spitalet Covid.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnjë, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (09 Janar 2021)

Raste të reja ditore         655
Të shëruar në 24 orë      356
Të shtruar në spitale      273
Humbje jete në 24 orë   3
Testime ditore               4499
Testime totale            288,807
Raste pozitive              63,033
Raste të shëruara         37,327
Raste Aktive                24,473
Humbje jete                 1233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14161
Fier        1779
Shkodër    1321
Durrës  1266
Lezhë    992
Vlorë     956
Korçë    899
Elbasan   890
Berat     789
Dibër     563
Gjirokastër 461
Kukës    396

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DaBaby ka rënë në prangat e policisë në Beverly Hillspasi…