
Covid-19, 39 viktima dhe 1 288 raste të reja në Maqedoni
25 nëntor 2020
| 22:51
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 3 349 teste të dyshuara për CoViD-19 dhe prej tyre 1 288 kanë rezultuar pozitivë, ose 38 për qind e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 39 humbje jete, ndërsa janë shëruar edhe 1 078 persona.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 20.881.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.349 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 320.011.