Covid-19, 553 viktima në 24 orët e fundit në Itali
23 dhjetor 2020
| 22:08
Në Itali sipas autoriteteve shëndetësore numri i pacientëve të shtruar në kujdes intensiv është në rënie.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit 553 persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 70,395 viktima.
Ndërsa numri i rasteve të reja ka arritur në 175,364 të prekur gjatë 24 orëve të fundit. Sakaq rajoni me më shumë të prekur mbetet Veneto me 3,357 raste pozitivë për koronavirus.