Covid-19, 7 mijë 835 raste aktive në Kosovë
04 janar 2021
| 15:15
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 7 mijë e 835 raste aktive me Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 52 134 raste nga 188 138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 351 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42 948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 835”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.