Covid-19, Ahmeti: Kemi arritur të testojmë rreth 120 persona në ditë

25 korrik 2020 | 16:18

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë arritur kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë për Covid-19.

“Këto ditë kemi arritur kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë, ku gjysma është testim i pacientëve me simptome ndërsa gjysma tjetër e punëtorëve tonë shëndetësor dhe punëtorëve të komunës që kanë punë me palë e janë staf esencial”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se janë në përgatitje të protokolleve për dy hulumtime, një të imunitetit të personave të prekur nga Covid-19 e tjetra e prevalencë.

Postimi i plotë i tij:

Këto ditë e kemi arritë kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë, ku gjysma është testim i pacientëve me simptome ndërsa gjysma tjetër e punëtorëve tonë shëndetësor dhe punëtorëve të komunës që kanë punë me palë e janë staf esencial.
Po ashtu jemi në përgatitje të protokoleve për dy hulumtime, një të imunitetit të personave të prekur nga #covid19 e tjetra e shkallës së përhapjes. Për këto protokole duhet të kemi aprovimin e Komitetit Etik të Odës së Mjekëve. Jemi në koordinim edhe me studiues ndërkombëtar.
Nga ditët e para të testimeve na dalin edhe disa informata interesante por që nuk mund të merren si statistika të qëndrueshme.
Testi PCR edhe më tutje mbetet testi më i sigurtë i dëshmisë për konfirmimin e rasteve me #covid19, e ai bëhet në IKSHP.
Psh dje nga 60 pacientë me simptome, 21 kanë rezultuar me anti trupa, që do të thotë ose që janë në javën e dytë të infeksionit ose që e kanë kaluar.
Nga 43 punëtorë të mjekësisë familjare në Prishtinë, vetëm 2 kanë rezultuar me antitrupa. (Pa simptome dhe nuk e kanë ditur që e kanë pas)
Nga 28 punëtorë të një drejtorie, vetëm 1 ka rezultuar me antitrupa.
Të gjithë janë rekomanduar në vetëizolim.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe katër raste pozitive me Covid-19 janë konfirmuar nga IKShPK-ja…