Covid-19/ Çfarë po ndodh në Indi, kaos dhe miliona njerëz në rrugë

31 mars 2020 | 11:56

India po përballet me kaos dhe bllokim rrugësh teksa miliona punëtorë migrantë po bëjnë udhëtime të gjata dhe të vështira, për tu kthyer përsëri në fshatrat e tyre.

Kthimi masiv po ndodh pasi bizneset në qytete u mbyllën si pasojë e masave të marra nga qeveria, që synojnë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.

Edhe pse pjesa më e madhe e transportit ka pezulluar aktivitetin, kjo ka shkaktuar kaos dhe trafik. Përballë kësaj situate, dhjetëra mijëra punëtorë kanë zgjedhur të udhëtojnë në këmbë me mijëra kilometra.

Indianët janë paralajmëruar më herët se nëse nuk e respektojnë karantinën do të qëllohen nga ushtria. Pavarsisht paralajmërimit shumë të ashpër, izolimi në këtë vend, është një privilegj edhe për shtresën e mesme, ndërsa vetëm të pasurit mund ta përballojnë pa problem këtë krizë.

Situata është mjaft dramatike, pasi shumë familje të varfra nuk kanë mjaftueshëm ushqim apo ujë të rrjedhshëm në banesa. Uji është një nga arsyet më të forta, që detyron çdo ditë të varfrit e Indisë të largohen nga shtëpitë e tyre duke thyer dhe urdhrin e qeverisë.

Për pasojë, izolimi 21-ditor i mbi 1,3 miliardë banorëve, i vendosur nga kryeministri Narendra Modi për të frenuar përhapjen e koronavirusit, mund të kthehet në tragjedi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, mungojnë dhe materialet mbrojtëse dhe ato sanitare në komunitete të shumta të këtij shteti. Problemet mbetet dhe higjiena persona. Sipas një studimi tronditës, në Mumbai ka një banjë për 1400 banorë, dhe në rreth 80% të tyre mungon uji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur…